RINESA KRYEZIU ZË VENDIN E TRETË NË GARAT SHTETËRORE TË FIZIKËS Një tjetër sukses i rëndësishëm vjen nga rinia e komu…
RINESA KRYEZIU ZË VENDIN E TRETË NË GARAT SHTETËRORE TË FIZIKËS
Një tjetër sukses i rëndësishëm vjen nga rinia e komunës sonë. Rinesa Kryeziu, nxënëse e Shkollës së Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash, ka fituar vendin e tretë në garat shtetërore të Fizikës, duke u dalluar mes bashkëmoshatarëve nga e gjithë Kosova.
Ky rezultat është fryt i përkushtimit, dijes dhe punës së vazhdueshme të nxënëses, si dhe mbështetjes nga familja dhe mësimdhënësit e saj. Arritja e Rinesës përbën një arsye krenarie jo vetëm për shkollën, por edhe për fshatin Kapre dhe gjithë komunën e Dragashit.
Suksese të tilla dëshmojnë potencialin e madh që ka rinia jonë dhe rëndësinë e investimit në arsim dhe dije.
Rinesës i urojmë suksese të mëtejshme dhe shumë arritje të tjera në rrugëtimin e saj arsimor.
— Dragash Info