Rikthehet normaliteti në fshatin Mlik pas përmbytjeve Fshati Mlik ka përjetuar përmbytje pas bllokimit të urës dhe gy…
Rikthehet normaliteti në fshatin Mlik pas përmbytjeve
Fshati Mlik ka përjetuar përmbytje pas bllokimit të urës dhe gypave, që shkaktoi daljen e lumit nga shtrati dhe dëmtime të disa shtëpive banimi dhe infrastrukturës përreth.
Sot, kompania NIKI GD ka përfunduar punimet, duke rikthyer shtratin e lumit në gyp dhe normalizuar rrjedhën e ujit. Falë kësaj ndërhyrjeje, rruga e bllokuar është liruar, ndërsa banorët e Mlikës nuk kanë më arsye për shqetësim nga vërshimet e mundshme.
Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, njofton se në pranverë do të ndërmerren punime shtesë për rregullimin e plotë të shtratit të lumit, me qëllim parandalimin afatgjatë të situatave të ngjashme.
— Dragash Info






