Botë

Rikthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike në Rapçë Pas përfundimit të punimeve për sanimin e rrjetit elektr…

13.01.2026. 2 min čitanja

Rikthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike në Rapçë

Pas përfundimit të punimeve për sanimin e rrjetit elektrik, është rikthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike në fshatin Rapçë, ka bërë të ditur ish-asambleisti i Kuvendit Komunal të Dragashit nga koalicioni VAKAT, Munir Jonuzi.

Sipas tij, ekipet teknike kanë përfunduar me sukses ndërhyrjet në terren, duke zgjidhur një problem që kishte shkaktuar ndërprerje disaditore të energjisë elektrike për banorët e zonës.

Jonuzi ka falënderuar ekipin që ka dalë në terren dhe ka kryer punën me përgjegjësi, si dhe ka veçuar një zyrtare të KEDS-it, e cila pas reagimit publik ka kontaktuar drejtpërdrejt dhe ka premtuar angazhim për zgjidhjen përfundimtare të problemit.

“Falënderim për të gjithë ata që u angazhuan. Presim që reagime të tilla në të ardhmen të jenë rregull dhe jo përjashtim, si dhe ndërhyrjet të bëhen me kohë,” ka theksuar Jonuzi.

Banorët e Rapçës tashmë kanë rikthyer furnizimin normal me energji elektrike, ndërsa kërkohet që raste të tilla të trajtohen më shpejt dhe në mënyrë të qëndrueshme në të ardhmen.

— Dragash Info

Original Facebook objava