Botë

Restaurohet ish-konsullata Austro-Hungareze në Prizren Ish-konsullata Austro-Hungareze në Prizren është restauruar dh…

10.01.2026. 1 min čitanja

Restaurohet ish-konsullata Austro-Hungareze në Prizren

Ish-konsullata Austro-Hungareze në Prizren është restauruar dhe tani i bashkohet listës së aseteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në qytet.

Objekti, që daton nga shekulli XIX, përfaqëson një shembull të arkitekturës tradicionale të ndërtesave publike të kohës, duke reflektuar pasurinë historike dhe kulturore të qytetit, raporton Dragash Info.

Ministri në detyrë i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, theksoi rëndësinë e ruajtjes së vlerave historike:

"Ish-konsullata Austro-Hungareze në Prizren është restauruar. Ky aset do të ruajë vlerat e tij dhe do të jetë pasqyrë e trashëgimisë së pasur kulturore të vendit tonë."

Restaurimi synon jo vetëm mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, por edhe forcimin e identitetit historik të Prizrenit, duke e vendosur atë në qendër të vlerave kulturore të Kosovës.

— Dragash Info

Original Facebook objava