Botë

Restaurimi i Valavicës dhe Mullirit në Bellobrad, dëshmi e rrallë e arkitekturës popullore Vizitë e ekspertëve ndërko…

22.01.2026. 2 min čitanja

Restaurimi i Valavicës dhe Mullirit në Bellobrad, dëshmi e rrallë e arkitekturës popullore

Vizitë e ekspertëve ndërkombëtarë dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Kulturës në Komunën e Dragashit

Së bashku me Prof. Dr. Arsim Canolli dhe antropologen e njohur Janet Reineck, mike e madhe e Kosovës, u realizua një vizitë në Valavicën dhe Mullirin e fshatit Bellobrad, Komuna e Dragashit, që aktualisht është në proces restaurimi.

Ky objekt përfaqëson një dëshmi të rrallë të arkitekturës popullore të rajonit të Opojës dhe po i nënshtrohet rikonstruksionit nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, me financim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Samir Hoxha nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, theksoi rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe mbështetjes së projekteve që reflektojnë identitetin dhe historinë e komuniteteve lokale.

Ky restaurim pritet të forcojë turizmin kulturor dhe të ruajë për brezat e ardhshëm një pjesë të rëndësishme të historisë dhe arkitekturës tradicionale të Dragashit.

— Dragash Info

Original Facebook objava