Reshje shiu dhe bore gjatë ditës së sotme në Kosovë
Reshje shiu dhe bore gjatë ditës së sotme në Kosovë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave, duke filluar nga dita e martë, vendi do të përfshihet nga reshje atmosferike. Sipas njoftimit, në viset malore dhe zonat me lartësi më të mëdha priten reshje bore, ndërsa në pjesët e ulëta të vendit do të dominojnë reshjet e shiut, të cilat herë pas here mund të përzihen edhe me borë. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 9 deri në 12 gradë Celsius. Po ashtu, era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra në sekondë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat malore, ku reshjet e borës mund të shkaktojnë vështirësi në qarkullim. — Dragash Info