Qendrore

Reagon Hysni Gucati ndaj deklaratës së ambasadorit gjerman për procesin në Hagë

22.03.2026. 1 min čitanja

Reagon Hysni Gucati ndaj deklaratës së ambasadorit gjerman për procesin në Hagë Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ambasadorit gjerman Rainer Rudolph, duke ngritur shqetësime serioze për procesin gjyqësor në Gjykata Speciale. Sipas tij, ngritja e kësaj teme pikërisht në prag të vendimit përfundimtar nuk është e rastësishme, por një përpjekje për të parapërgatitur opinionin publik për një vendim që, siç shprehet ai, “duket se tashmë është i shkruar diku tjetër”. Gucati thekson se deklaratat e ambasadorëve që përmendin mundësinë e “dënimeve apo lirimeve” përbëjnë paragjykim të hapur dhe sinjal të ndikimit të jashtëm në procesin gjyqësor. “Drejtësia nuk duhet as të diktohet, as të parapërgatitet dhe as të ndërtohet përmes mesazheve diplomatike,” ka deklaruar ai. Në reagimin e tij, Gucati ka theksuar gjithashtu se çdo vendim që, sipas tij, cenon luftën e UÇK-së nuk do të pranohet. — Dragash Info