Reagime pas intervistës së Nenad Rashiq: në sfond shihet pikturë e një çetniku me “shajkaçe”
Reagime pas intervistës së Nenad Rashiq: në sfond shihet pikturë e një çetniku me “shajkaçe” Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rašić, ka nxitur reagime në rrjete sociale pas një interviste të dhënë për Televizioni T7, ku në sfond të videos shihej një pikturë e një figure me kapelë tradicionale serbe “shajkaçe”. Në pamjet e intervistës, pas Rashiqit në mur vërehet një portret që, sipas komenteve në rrjete sociale, ngjason me figurën e Draža Mihailović, udhëheqës i lëvizjes çetnike gjatë Luftës së Dytë Botërore. Draža Mihailović ishte drejtues i detashmenteve çetnike të Ushtrisë Jugosllave pas pushtimit gjerman të Jugosllavisë në vitin 1941. Lëvizja çetnike konsiderohej një forcë nacionaliste serbe dhe në dokumente historike përmenden plane për krijimin e një Serbie etnikisht të pastër në disa territore të ish-Jugosllavisë, përfshirë edhe spastrime etnike ndaj popullsive jo-serbe. Kapela “shajkaçe” është një element tradicional i veshjes ushtarake serbe dhe historikisht lidhet me ushtarët serbë të njohur si “šajkaši”. Me kalimin e kohës ajo është përdorur si simbol i identitetit kombëtar serb dhe shpesh lidhet edhe me grupet nacionaliste serbe. Intervista e ministrit Rashiq është realizuar përmes videolidhjes për Televizioni T7 dhe pamjet nga ajo janë shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale, duke nxitur diskutime dhe reagime të ndryshme. 🎥 Intervista e plotë: https://youtu.be/tqDngB6KEYE?si=lFTWpXHZbVwOu8jb� — Dragash Info