Reagim: Ndërprerje të zgjatura të energjisë elektrike në Dragash Banorët e komunës së Dragashit po përballen ditët e…
Reagim: Ndërprerje të zgjatura të energjisë elektrike në Dragash
Banorët e komunës së Dragashit po përballen ditët e fundit me ndërprerje të shpeshta dhe të gjata të energjisë elektrike, duke krijuar vështirësi serioze në përditshmëri.
Sipas raportimeve nga qytetarët, para dy ditësh një pjesë e zonës ka mbetur mbi 30 orë pa furnizim me rrymë, ndërsa edhe sonte ndërprerja ka zgjatur rreth 3 orë. Situata e përsëritur ka ndikuar negativisht në jetën familjare, aktivitetet afariste dhe shërbimet bazike.
Kërkohet sqarim zyrtar dhe transparencë nga KEDS dhe KOSTT lidhur me arsyet e këtyre ndërprerjeve, si dhe ndërmarrja e masave konkrete për të garantuar stabilitet në furnizimin me energji elektrike.
Furnizimi i qëndrueshëm me energji është shërbim esencial dhe i domosdoshëm për qytetarët. Prandaj, kërkohet gjithashtu angazhim dhe koordinim i menjëhershëm nga institucionet lokale dhe qendrore për të adresuar këtë problem me seriozitet dhe përgjegjësi institucionale.
— Dragash Info