Qendrore

Reagim i ashpër ndaj ekspozitës në Prishtinë, veteranët e UÇK-së kërkojnë llogaridhënie

28.03.2026. 2 min čitanja

Reagim i ashpër ndaj ekspozitës në Prishtinë, veteranët e UÇK-së kërkojnë llogaridhënie width= Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ashpër ndaj ekspozitës së vendosur në qendër të Prishtinës, duke e cilësuar atë si një shtrembërim të rëndë të së vërtetës historike të Luftës Çlirimtare. Në reagimin e tyre, veteranët theksojnë se nën maskën e kujtesës, kjo ekspozitë “fyen gjakun e derdhur për liri” dhe paraqet në mënyrë të papranueshme viktimat civile si persona të armatosur. Sipas tyre, vendosja e një përmbajtjeje të tillë pikërisht në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s përbën një akt të rëndë moral dhe të papranueshëm për shoqërinë kosovare. Ata kanë drejtuar gishtin e përgjegjësisë ndaj autorëve të ekspozitës dhe mbështetësve të tyre politikë, duke shtuar se përgjegjësi mban edhe çdo institucion që ka financuar një përmbajtje të tillë me para publike. “Financimi i kësaj përmbajtjeje nga Kuvendi i Kosovës përbën skandal të pafalshëm. Përmes tij goditet e vërteta historike dhe poshtërohet dinjiteti i luftës sonë”, thuhet në reagim. Organizata e Veteranëve të UÇK-së ka kërkuar distancim të menjëhershëm institucional nga përmbajtja e ekspozitës, si dhe llogaridhënie për të gjithë ata që kanë mundësuar realizimin dhe promovimin e saj. — Dragash Info