RASFF njofton për prani të Acrylamide në kafe të bluar nga Kosova Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoft…
RASFF njofton për prani të Acrylamide në kafe të bluar nga Kosova
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar opinionin publik se përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF) është pranuar njoftimi me numër 2025.10458, lidhur me praninë e nivelit të lartë të substancës Acrylamide në produktin kafe e bluar “Caffe Monaco” 400 gram.
Sipas AUV-së, produkti është me origjinë nga Kosova, ndërsa eksportues është kompania DEVOLLI Corporation.
Agjencia bën të ditur se, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme në përputhje me legjislacionin në fuqi, me qëllim të garantimit të sigurisë ushqimore.
Po ashtu, AUV thekson se do të vazhdojë të monitorojë situatën me kujdes të shtuar, duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me operatorët ekonomikë, për të siguruar që produktet ushqimore të jenë të sigurta dhe në përputhje me standardet evropiane.


