Qendrore

Ramadani: Serbia synon ta bartë krizën e saj brenda Kosovës

06.04.2026. 2 min čitanja

Ramadani: Serbia synon ta bartë krizën e saj brenda Kosovës width= Ish-inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani, ka deklaruar se nuk ka asnjë dilemë që Serbia synon ta bartë krizën e saj të brendshme në Kosovës. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ramadani ka theksuar se Serbia vazhdimisht synon të shfrytëzojë çdo rrethanë të re në sigurinë globale për të dëmtuar dhe kërcënuar Kosovën. Ai ka paralajmëruar se ky rrezik nuk duhet të minimizohet, duke e cilësuar si çështje serioze të sigurisë kombëtare. “Askush nuk duhet ta minimizojë këtë rrezik të sigurisë kombëtare të Kosovës. Prandaj, është e domosdoshme që shumica shqiptare të ulet së pari brenda vetes dhe ta ndërtojë një platformë të përbashkët,” ka shkruar Ramadani. Tutje, ai ka bërë thirrje për forcimin e bashkëpunimit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke theksuar nevojën për planifikime të avancuara në një kohë të pasigurt globale. Sipas tij, siguria dhe mbrojtja janë çështje urgjente që kërkojnë bashkërendim të menjëhershëm institucional dhe politik. — Dragash Info