Qendrore

Ramadani: Kurti është bërë “djalë i mirë” në dialog me Serbinë, ka shkelur Kushtetutën

15.03.2026. 2 min čitanja

Ramadani: Kurti është bërë “djalë i mirë” në dialog me Serbinë, ka shkelur Kushtetutën Analisti i sigurisë Burim Ramadani ka reaguar lidhur me nisjen e zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete, duke kritikuar ashpër qasjen e Qeverisë së Kosovës në raport me Serbinë. Sipas Ramadanit, koncesioni për njohjen e dokumenteve të strukturave ilegale të Serbisë është “i gabueshëm, i papranueshëm dhe anti-kushtetues”. Ai theksoi se për këtë çështje nuk ekziston as vendim i Qeverisë dhe as ndryshim ligjor i miratuar nga Kuvendi i Kosovës. “Për më shumë, as nuk ka vendim Qeverie dhe as ndryshim ligji nga Parlamenti për këtë koncesion ndaj Serbisë”, ka deklaruar Ramadani. Sipas tij, kryeministri Albin Kurti po vepron pa një vendim zyrtar institucional, duke tentuar të shmangë mundësinë që çështja të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. “Kurti – duke mos marrë vendim zyrtar, por vetëm me urdhër goje – i shmanget kështu dërgimit të rastit në Gjykatë Kushtetuese, sepse kjo do të dilte qartë shkelje kushtetuese”, ka thënë Ramadani. Ai shtoi se kjo qasje tregon se kryeministri është bërë “djalë i mirë” në dialogun me Serbinë, duke bërë lëshime që sipas tij bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës. — Dragash Info