Ramadani kërkon narko-testim për deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka kërkua…
Ramadani kërkon narko-testim për deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës
Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka kërkuar që të gjithë deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës t’u bëhet narko-testi, menjëherë pasi të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve.
Sipas Ramadanit, kjo është një masë e nevojshme për të garantuar integritetin e institucioneve dhe për të identifikuar rastet që mund të kenë nevojë për ndihmë mjekësore ose rehabilitim.
“Shumë e nevojshme është të bëhet Narko-Testi, menjëherë pasi të certifikohen rezultatet. Sigurt që disa duhet të drejtohen në QKUK për ndihmë në rehabilitim, ndërsa të tjerët vazhdojnë në ulëset në Parlament”, ka shkruar Ramadani në postimin e tij.
Deklarata e tij ka ngjallur reagime të ndryshme në skenën politike, duke rihapur debatin për transparencën dhe përgjegjësinë e ligjvënësve.
— Dragash Info