Rama e quan “idiot ndërkombëtar” prokurorin Howling pas deklaratës për Thaçin Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka…
Rama e quan “idiot ndërkombëtar” prokurorin Howling pas deklaratës për Thaçin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të prokurorit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Matthew Howling, duke e quajtur atë “idiot ndërkombëtar”.
Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një video nga fjala e prokurorit Howling, në të cilën ky i fundit pretendon se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka tentuar t’i mashtrojë edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë.
Në video, prokurori Howling shprehet se Thaçi “ishte i aftë që të maskonte atë që po ndodhte në realitet”, duke shtuar se, sipas tij, figura si Rubin dhe Clark “treguan se nuk kishin interes për të kuptuar se çfarë po ndodhte realisht”.
Pas publikimit të kësaj deklarate, kryeministri Rama ka reaguar shkurt, duke shkruar:
“Çfarë IDIOTI NDËRKOMBËTAR”.
Reagimi i Ramës ka nxitur komente dhe diskutime të shumta në opinionin publik, veçanërisht në kontekstin e zhvillimeve të fundit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
— Dragash Info