Botë

Rahoveci rrit subvencionet për lindjet në QKMF-në e qytetit Komuna e Rahovecit ka vendosur të rrisë subvencionet për…

08.01.2026. 1 min čitanja

Rahoveci rrit subvencionet për lindjet në QKMF-në e qytetit

Komuna e Rahovecit ka vendosur të rrisë subvencionet për lindjet e realizuara në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”. Vendimi është nënshkruar nga kryetari Smajl Latifi.

Sipas vendimit, që nga janari 2026, çdo lindje e realizuar në maternitetin e QKMF-së do të mbështetet nga Komuna me 600 euro.

Subvencionet pritet të rriten gradualisht deri në 750 euro, deri në përfundim të mandatit të kryetarit.

Për krahasim, subvencionimi paraprak për lindjet në këtë maternitet ishte 500 euro për secilën lindje. Ky rritje e mbështetjes financiare synon të inkurajojë lindjet në institucionet publike dhe të përmirësojë kujdesin ndaj nënave dhe foshnjave në komunë.

Vendimi i komunës ka marrë mirëpritje nga qytetarët dhe profesionistët e shëndetësisë, ndërsa pritet që ndikimi i tij të reflektohet në rritjen e shfrytëzimit të shërbimeve të QKMF-së në Rahovec.

— Dragash Info

Original Facebook objava