Qytetarët ankohen për gjendjen e keqe të rrugëve në komunën e Dragashit Qytetarë nga disa zona të komunës së Dragashi…
Qytetarët ankohen për gjendjen e keqe të rrugëve në komunën e Dragashit
Qytetarë nga disa zona të komunës së Dragashit po shprehin shqetësim të madh për gjendjen e rënduar të rrugëve, të cilat sipas tyre janë të pa pastruara dhe shumë vështirë të kalueshme, veçanërisht pas reshjeve të fundit të borës.
Redaksia jonë ka pranuar foto nga lexuesit që tregojnë gjendjen aktuale të rrugës kryesore të fshatit Rapç, ku vërehen shtresa bore dhe mungesë e ndërhyrjes me kohë nga shërbimet përkatëse. Kjo situatë po vështirëson qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve, duke rritur edhe rrezikun për aksidente.
Qytetarët bëjnë apel ndaj institucioneve komunale që të ndërmarrin masa urgjente dhe me kohë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, në mënyrë që të sigurohet qarkullimi normal dhe siguria e banorëve, sidomos në zonat rurale.
Redaksia jonë do të vazhdojë ta ndjekë këtë çështje dhe t’i përcjellë shqetësimet e qytetarëve tek autoritetet përkatëse.
— Dragash Info