Qendrore

Qeveria ndan 500 mijë euro për qytetarët e Kosovës në Lindjen e Mesme

13.03.2026. 2 min čitanja

Qeveria ndan 500 mijë euro për qytetarët e Kosovës në Lindjen e Mesme Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar disa vendime me karakter financiar dhe zhvillimor. Ndër vendimet e miratuara është edhe kërkesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për ndarjen e 500 mijë eurove, të destinuara për mbështetjen e qytetarëve të Kosovës që janë prekur nga situata e sigurisë në rajonin e Lindjës së Mesme. Sipas njoftimit zyrtar, fondet do të përdoren për të ndihmuar qytetarët kosovarë që ndodhen në këtë rajon dhe që janë përballur me vështirësi për shkak të zhvillimeve të fundit të sigurisë. “Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për ndarje të mjeteve buxhetore në shumë prej 500,000€, për mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme”, thuhet në vendimin e qeverisë. Ky vendim synon të ofrojë ndihmë dhe mbështetje për qytetarët kosovarë që ndodhen në këtë rajon në një periudhë të ndjeshme të sigurisë. — Dragash Info