Qendrore

QEVERIA MIRATON PAGËN E 13-TË PËR SEKTORIN PUBLIK

30.03.2026. 1 min čitanja

QEVERIA MIRATON PAGËN E 13-TË PËR SEKTORIN PUBLIK width= Prishtinë – Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik, si një masë mbështetëse për qytetarët dhe familjet e tyre. Gjatë mbledhjes së ekzekutivit, u vlerësua puna dhe angazhimi i vazhdueshëm i punonjësve publikë ndër vite. Kryeministri Albin Kurti deklaroi se ky vendim synon të ndihmojë mirëqenien ekonomike të familjeve, duke e konsideruar si një vlerësim konkret për kontributin e tyre. Ndërkohë, ministri i Financave Hekuran Murati bëri të ditur se punëtorët që nuk kanë përmbushur 12 muaj pune gjatë vitit, do të përfitojnë pagën e 13-të në mënyrë proporcionale, pra të përgjysmuar. Ky vendim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e standardit jetësor për mijëra familje në vend. — Dragash Info