Qendrore

PUBLIKOHET MATERIALI HISTORIK PËR GRYKË-ÇAJËN NGA REGJISTRIMI I VITIT 1918

22.03.2026. 2 min čitanja

PUBLIKOHET MATERIALI HISTORIK PËR GRYKË-ÇAJËN NGA REGJISTRIMI I VITIT 1918width= Është publikuar një material me vlerë historike që i referohet regjistrimit të popullsisë së Grykë-Çajës nga administrata Austro-Hungareze në vitin 1918. Grykë-Çajë, sot një njësi bashkiake në kuadër të Bashkisë Kukës në Shqipëri, shtrihet midis dy lumenjve që derdhen në Drinin e Zi, në rrëzë të malit Korab. Kjo zonë përfshin fshatrat Fshat, Çajë, Buzëmadhe dhe Shkinak. Materiali i publikuar sjell të dhëna të rëndësishme historike dhe demografike për këtë trevë, duke ofruar një pasqyrë të jetës dhe përbërjes së popullsisë në fillim të shekullit XX. Të interesuarit mund ta shkarkojnë materialin përmes këtyre linkeve: 🔗 Link 1: https://www.academia.edu/165260592/Admir_IDRIZI_Gryk%C3%AB_%C3%87aj%C3%AB_n%C3%AB_regjistrimin_e_popullsis%C3%AB_Austro_Hungareze_te_vitit_1918⁠� 🔗 Link 2: https://jumpshare.com/share/sgu2mfL0ledbi4D6IU3Q⁠� 🔗 Blog: https://arhivkrusevo.blogspot.com/2026/03/gryke-caje.html⁠� Ky publikim pritet të jetë me interes të veçantë për studiuesit, historianët dhe të gjithë ata që duan të njohin më thellë historinë e kësaj zone. — Dragash Info