Botë

Prokuroritë e Prizrenit dhe Kukësit forcojnë bashkëpunimin kundër krimit ndërkufitar

25.03.2026. 2 min čitanja

Prokuroritë e Prizrenit dhe Kukësit forcojnë bashkëpunimin kundër krimit ndërkufitar width= Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, është pritur në një takim pune nga drejtuesja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, Griselda Haxhiaj, me fokus forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional. Takimi, i organizuar me mbështetjen e Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, mblodhi përfaqësues të institucioneve kryesore të drejtësisë dhe sigurisë nga Kosova dhe Shqipëria. Sipas njoftimit të Sistemit Prokurorial, qëllimi i këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit ndërkufitar, duke marrë parasysh afërsinë gjeografike të Prizren dhe Kukës, si dhe sfidat e përbashkëta me të cilat përballen këto rajone. Gjatë diskutimeve u theksua nevoja për: rritjen e shkëmbimit të informatave, avancimin e koordinimit të veprimeve hetimore, forcimin e mekanizmave për reagim më të shpejtë dhe efikas ndaj veprave penale. Në veçanti, u diskutua luftimi i dukurive si kontrabandimi me migrantë dhe trafikimi i narkotikëve, të cilat konsiderohen sfida serioze për sigurinë dhe sundimin e ligjit në rajon. Në përfundim të takimit, palët u dakorduan për vazhdimin e komunikimit të rregullt dhe intensifikimin e bashkëpunimit praktik, me synim parandalimin dhe luftimin efektiv të krimit të organizuar ndërkufitar. Nga Prokuroria Themelore në Prizren u theksua përkushtimi për të forcuar partneritetet me institucionet homologe, brenda dhe jashtë vendit, në funksion të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së rendit publik. — Dragash Info