Botë

Prokuroria Speciale në aksion në ndërmarrjen “Ekoregjioni” në Prizren Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PS…

26.01.2026. 1 min čitanja

Prokuroria Speciale në aksion në ndërmarrjen “Ekoregjioni” në Prizren

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në bashkëpunim me Njësinë për Krime Ekonomike të Policisë së Kosovës, ka ndërmarrë sot një aksion në ndërmarrjen publike rajonale të pastrimit “Ekoregjioni” në Prizren.

Sipas njoftimit zyrtar, aksioni lidhet me dyshimet për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i detyrës ose autoritetit zyrtar” dhe “Mashtrim me prokurim publik”.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnorë Luta, ka konfirmuar për media se aksioni është në zhvillim, pa dhënë më shumë detaje për momentin, për shkak të hetimeve në vazhdim.

Burime të Betimit për Drejtësi bëjnë të ditur se në kuadër të këtij aksioni janë duke u zhvilluar bastisje në zyrat e ndërmarrjes “Ekoregjioni” në Prizren, ku po konfiskohen materiale dhe dokumente relevante për rastin.

Autoritetet kanë paralajmëruar se informacione shtesë do të bëhen publike pas përfundimit të veprimeve hetimore.

— Dragash Info

Original Facebook objava