Botë

Prokuroria në Hagë kërkon 45 vite burgim për secilin nga ish-krerët e UÇK-së Prokuroria e Specializuar në Hagë ka kër…

12.02.2026. 2 min čitanja

Prokuroria në Hagë kërkon 45 vite burgim për secilin nga ish-krerët e UÇK-së

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka kërkuar dënim me nga 45 vite burgim për secilin prej të akuzuarve nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në total, kërkesa e Prokurorisë arrin në afro dy shekuj burgim për katër ish-udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërkohë, për krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY) janë dënuar gjithsej gjashtë zyrtarë të lartë të ish-Jugosllavisë.

Dënimi më i lartë i shqiptuar ka qenë 22 vite burgim, ndonëse krimet e kryera në Kosovë janë të dokumentuara gjerësisht dhe forcat e ushtrisë e policisë së atëhershme jugosllave kanë qenë formacione të mirëorganizuara shtetërore.

Të dënuarit kryesorë nga pala serbe janë:

Nikola Shainoviç – 22 vite burgim (më pas i reduktuar në 18 vite; u lirua pasi vuajti rreth 12 vite). Ish-zëvendëskryeministër i Jugosllavisë gjatë luftës në Kosovë.

Nebojsha Pavkoviç – 22 vite burgim. Shef i Armatës së Tretë të Ushtrisë së Jugosllavisë.

Sreten Lukiç – 20 vite burgim. Shef i Policisë për Kosovë dhe zëvendësministër i Punëve të Brendshme të Serbisë.

Vlastimir Gjorgjeviç – 18 vite burgim. Zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Dragoljub Ojdaniç – 15 vite burgim. Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave.

Vladimir Lazareviç – 14 vite burgim. Komandant i forcave të Ushtrisë Jugosllave në Prishtinë.

Këto zhvillime kanë nxitur reagime dhe debat të gjerë publik lidhur me standardet e drejtësisë ndërkombëtare dhe trajtimin e rasteve që lidhen me luftën në Kosovë.

– Dragash Info

Original Facebook objava