Botë

Prokurori që heton manipulimin e votave në Prizren ka familjar në mesin e të arrestuarve Njëri nga prokurorët e angaz…

24.01.2026. 2 min čitanja

Prokurori që heton manipulimin e votave në Prizren ka familjar në mesin e të arrestuarve

Njëri nga prokurorët e angazhuar në hetimin e rastit të manipulimit të votave në Komunën e Prizrenit ka familjar të afërt në mesin e të dyshuarve.

Bëhet fjalë për Taulant Skoron, i cili është në mesin e 109 personave të arrestuar nën dyshimet për manipulim të votave. Ai është djali i xhaxhait të prokurorit të Krimeve të Rënda në Prizren, Atnor Skoro, i cili është njëri nga katër prokurorët e përfshirë në këtë rast.

Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, i cili ka theksuar se pavarësisht lidhjes familjare, procedurat janë zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe pa konflikt interesi.

“Taulanti po trajtohet nga një prokuror tjetër dhe është trajtuar si gjithë të tjerët. Aktualisht ndodhet në ndalim prej 48 orësh,” ka deklaruar Kryeziu për gazetën KOHA.

Hetimet për rastin e manipulimit të votave janë ende në vazhdim, ndërsa Prokuroria ka bërë të ditur se do të veprojë në përputhje të plotë me ligjin, pa përjashtime.

— Dragash Info

Original Facebook objava