Botë

Prof.

20.02.2026. 2 min čitanja

Prof. Asoc. Afrim Avdaj, ndër më të votuarit në zgjedhjet e Odës së Mjekëve të Kosovës

Sipas rezultateve preliminare të procesit zgjedhor për Kuvendin e Odës së Mjekëve të Kosovës, Prof. Asoc. Afrim Avdaj, Dr. Sci., është renditur ndër kandidatët që kanë marrë numrin më të madh të votave nga trupi zgjedhor.

Procesi i votimit është zhvilluar në përputhje me rregulloren zgjedhore të OMK-së, ndërsa pas përfundimit të numërimit nga Këshillat e Njësive Zgjedhore, rezultatet janë verifikuar dhe konfirmuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kësaj ode profesionale.

Mbështetja e gjerë e kolegëve mjekë për Prof. Asoc. Avdaj konsiderohet si dëshmi e besimit dhe respektit profesional që ai gëzon në komunitetin shëndetësor. Vlerësimi i marrë në këtë proces zgjedhor reflekton angazhimin e tij të vazhdueshëm në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe kontributin në zhvillimin e profesionit të mjekut në Kosovë.

Zgjedhjet për Kuvendin e OMK-së përbëjnë një moment të rëndësishëm për përfaqësimin dhe avancimin e interesave të mjekëve në nivel vendi.

— Dragash Info

Original Facebook objava