Lokale

Prizreni synon të ringjallë traditën e plisit përmes një aktiviteti të veçantë kulturor

10.04.2026. 2 min čitanja

Prizreni synon të ringjallë traditën e plisit përmes një aktiviteti të veçantë kulturor width= Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot Ergyle dhe Naxhi Gjurgjialon, të cilët prej vitesh si familje merren me ruajtjen dhe kultivimin e një prej simboleve më autentike të identitetit kombëtar shqiptar – plisit. Gjatë këtij takimi u diskutua për një iniciativë të re kulturore, organizimin e “Ditës së Plisit”, një aktivitet që synon të promovojë dhe të rikthejë në vëmendje këtë element të rëndësishëm të trashëgimisë sonë. Sipas propozimit, kjo ngjarje pritet të organizohet në një moment simbolik, duke përkuar me përvjetorin e Lidhja Shqiptare e Prizrenit, çka i jep edhe më shumë peshë historike dhe kulturore kësaj nisme. Kryetari Totaj ka shprehur mbështetjen e plotë institucionale për iniciativa të tilla, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të traditave që forcojnë identitetin kulturor dhe historik. Organizimi i “Ditës së Plisit” pritet të shndërrohet në një ngjarje që bashkon qytetarët dhe promovon vlerat tradicionale shqiptare, duke e pozicionuar Prizrenin si një qendër të rëndësishme të trashëgimisë kulturore. — Dragash Info