Prizreni pritet të përfaqësohet nga 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës, Haxhi Avdyli më i votuari Sipas përditësimeve…
Prizreni pritet të përfaqësohet nga 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës, Haxhi Avdyli më i votuari
Sipas përditësimeve të rezultateve të kandidatëve në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Prizreni pritet të ketë 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Kandidati më i votuar është Haxhi Avdyli nga partia Guxo, në listën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), me 31,954 vota. Për LVV, ulëse në Kuvend kanë siguruar edhe:
Arbër Rexhaj – 24,959 vota
Artan Abrashi – 24,089 vota
Nga PDK, deputetë të Prizrenit janë:
Nait Hasani – 30,638 vota
Kujtim Gashi – 26,683 vota
I vetmi deputet nga LDK e Prizrenit do të jetë Anton Quni, me 30,745 vota.
Gjithashtu, ulëse në Kuvendin e Kosovës kanë siguruar edhe deputetët nga partitë e komuniteteve:
Emilia Rexhepi – NDS, 2,678 vota
Rasim Demiri – koalicioni Vakat, 1,752 vota
Duda Balje – SDU, 1,713 vota
Në garë për një ulëse nga KDTP janë dy kandidatët: Fikrim Damka dhe Ergyl Mazrek, ku Damka ka një epërsi të vogël prej 8 votash (2,492 me 2,484).
KQZ njofton se rezultatet përfundimtare do të certifikohen pas procesit të verifikimit të votave.
— Dragash Info