Prizren: Shoqërohet në polici një 75-vjeçar, dyshohet se grisi fletëvotimin pasi s’iu lejua të asistojë bashkëshorten…
Prizren: Shoqërohet në polici një 75-vjeçar, dyshohet se grisi fletëvotimin pasi s’iu lejua të asistojë bashkëshorten
Një person i moshës 75-vjeçare është shoqëruar në stacion policor në Prizren, pasi dyshohet se ka grisur fletëvotimin e bashkëshortes së tij gjatë procesit të votimit.
Rasti ka ndodhur në Shkollën e Mesme të Ulët “Mustafa Bakija” në Prizren, ku sipas dyshimeve, i moshuari ka vepruar në shenjë revolte pasi nuk është lejuar ta asistojë bashkëshorten në kabinën e votimit.
Lajmi është konfirmuar për “Dragash Info” nga Prokuroria Themelore në Prizren, e cila ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”, sipas nenit 217 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Autoritetet kanë theksuar se procesi zgjedhor duhet të zhvillohet në përputhje të plotë me ligjin, ndërsa çdo shkelje që cenon integritetin e votës trajtohet në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.