Botë

Prizren, shëndetësia përtej kufijve lokalë / Video Myrvete Axhami – Radio Televizioni i Kosovës (RTK) Spitali i Përgj…

21.02.2026. 2 min čitanja

Prizren, shëndetësia përtej kufijve lokalë / Video

Myrvete Axhami – Radio Televizioni i Kosovës (RTK)

Spitali i Përgjithshëm "Daut Mustafa" në Prizren po dëshmon se shëndetësia nuk njeh kufij administrativë. Me rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e kushteve, ky institucion shëndetësor po ofron shërbime jo vetëm për qytetarët e Kosovës, por edhe për pacientë nga veriu i Shqipërisë.

Reparti i Hemodializës, që funksionon prej viteve 2003–2004, aktualisht u shërben edhe 15 pacientëve nga zona e Qarku i Kukësit, të cilët trajtohen në të njëjtat kushte si qytetarët e Kosovës, pa dallim dhe pa procedura shtesë burokratike.

Sipas drejtuesve të spitalit, gjatë vitit të kaluar janë realizuar rreth 800 hospitalizime të pacientëve nga Shqipëria, mbi 3500 vizita ambulatore specialistike dhe rreth 1000 vizita në emergjencë e reparte të tjera. Këto shifra e konfirmojnë rolin rajonal të këtij institucioni në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Pacientët shprehen për përmirësime të dukshme në infrastrukturë, furnizim me barna dhe reagim të shpejtë të stafit mjekësor, duke theksuar profesionalizmin dhe kujdesin e vazhdueshëm.

Përveç Prizrenit, shërbime për pacientët nga Shqipëria ofrojnë edhe spitalet rajonale si Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës dhe Spitali i Përgjithshëm i Pejës.

📺 Ndiqni kronikën e plotë në videon e bashkëngjitur.

— Dragash Info

Original Facebook objava