Botë

Presidentja Vjosa Osmani viziton Malishevën pas përmbytjeve dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme Presidentja…

07.01.2026. 1 min čitanja

Presidentja Vjosa Osmani viziton Malishevën pas përmbytjeve dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot komunën e Malishevës pas përmbytjeve të fundit dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në këtë zonë. Ajo u prit nga kryetari i komunës, Ekrem Kastrati.

Gjatë vizitës, Presidentja Osmani dhe kryetari Kastrati inspektuan digën në Mirush dhe urën te liqeni, të cilat kanë pësuar dëme nga reshjet e shumta dhe përmbytjet e shkaktuara.

Presidentja shprehu solidaritetin e saj me qytetarët e prekur dhe nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së komunitetit të Malishevës në këtë situatë emergjente.

Kryetari Kastrati falenderoi presidenten për vizitën, duke e cilësuar atë si një veprim inkurajues dhe shpresëdhënës, dhe theksoi nevojën për bashkëpunim të ngushtë midis institucioneve qendrore dhe lokale për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

— Dragash Info

Original Facebook objava