Botë

Policia e Kosovës paralajmëron për fushatë mashtruese përmes SMS-ve në emër të Postës së Kosovës Policia e Kosovës ka…

31.12.2025. 2 min čitanja

Policia e Kosovës paralajmëron për fushatë mashtruese përmes SMS-ve në emër të Postës së Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët për një fushatë mashtruese (phishing) që aktualisht po qarkullon përmes mesazheve SMS, të cilat në mënyrë të rreme paraqiten si të dërguara nga Posta e Kosovës.

Sipas Policisë, këto mesazhe përmbajnë linqe mashtruese, përmes të cilave synohet mashtrimi i qytetarëve me qëllim të përfitimit të të dhënave personale dhe të dhënave të kartelave bankare, duke rrezikuar keqpërdorim financiar.

Policia e Kosovës ka theksuar se Posta e Kosovës nuk ka dërguar mesazhe të tilla, ndërsa faqet e përfshira në këto SMS nuk janë domene zyrtare.

Në këtë kontekst, Policia u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes dhe vigjilencë të shtuar, duke rekomanduar që:

të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë;
të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare;
të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve;
të fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese;
dhe, në rast se kanë kryer ndonjë pagesë përmes këtyre linqeve, të raportojnë menjëherë rastin në bankën përkatëse dhe të kërkojnë anulimin e pagesës, si dhe të njoftojnë stacionin policor më të afërt.

Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj në parandalimin dhe luftimin e mashtrimeve, duke ftuar qytetarët për bashkëpunim dhe kujdes të vazhdueshëm ndaj tentativave të tilla mashtruese.

Original Facebook objava