Policia e Kosovës mban ligjëratë vetëdijësuese për sigurinë online në Dragash
Policia e Kosovës mban ligjëratë vetëdijësuese për sigurinë online në Dragash
– Në ambientet e SHFMU “Shaban Shabani” në Llapushnik është mbajtur një ligjëratë vetëdijësuese nga përfaqësues të Policia e Kosovës – Dragash, me temën “Mbrojtja e fëmijëve nga rreziqet e lojërave online”. Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit u informuan rreth rreziqeve që mund të hasin në internet, veçanërisht në lojërat online, si dhe për mënyrat e sigurta të përdorimit të teknologjisë. Po ashtu, u theksua rëndësia e komunikimit të vazhdueshëm me prindërit dhe mësuesit, si dhe nevoja për raportimin e çdo rasti shqetësues. Kjo ligjëratë ndikoi në rritjen e vetëdijes së nxënësve për përdorimin e sigurt të internetit dhe ndikimin e tij në jetën e përditshme, përfshirë edhe suksesin në shkollë. Nga drejtoria e shkollës u shpreh mirënjohje për Policinë e Kosovës – Dragash për angazhimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në funksion të edukimit dhe sigurisë së nxënësve. Bashkëpunime të tilla vlerësohen si thelbësore për ndërtimin e një mjedisi të sigurt dhe të shëndetshëm për fëmijët. — Dragash Info