Botë

Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik pas reshjeve të shiut Prishtinë, 7 janar 2026 Policia e Kosov…

07.01.2026. 2 min čitanja

Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik pas reshjeve të shiut

Prishtinë, 7 janar 2026

Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, në disa zona të vendit janë evidentuar vështirësi në qarkullimin rrugor.

Sipas njoftimit zyrtar, në rrugë të ndryshme janë shënuar dëmtime të infrastrukturës rrugore, rrëshqitje të dheut, si dhe dëmtime në ura të caktuara, çka po vështirëson lëvizjen e automjeteve. Policia bën të ditur se po e monitoron vazhdimisht situatën në terren dhe ka rritur praninë policore në zonat e prekura.

Me këtë rast, Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar, të respektojnë rregullat e trafikut dhe ta përshtatin shpejtësinë e vozitjes me kushtet aktuale të rrugëve dhe dukshmërinë e reduktuar, me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme.

“Siguria fillon nga ju. Kur kushtet në rrugë ndryshojnë, kujdesi duhet të rritet”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.

— Dragash Info

Original Facebook objava