Petkoviq: Kompromisi për Ligjin për të Huajt u mundëson serbëve të Kosovës të punojnë në institucionet ku Serbia është punëdhënëse
Petkoviq: Kompromisi për Ligjin për të Huajt u mundëson serbëve të Kosovës të punojnë në institucionet ku Serbia është punëdhënëse Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbia, Petar Petković, ka reaguar pas dakordimit të fundit ndërmjet Qeverisë së Kosovo dhe Bashkimi Evropian për disa hapa shtesë lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt. Sipas Petkoviqit, ky dakordim nuk nënkupton që institucionet paralele arsimore dhe shëndetësore të Serbisë në Kosovë po integrohen në sistemin e Republikës së Kosovës, dhe as nuk përbën njohje të pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Ai pretendon se përmes këtij kompromisi serbët e Kosovës do të mund të vazhdojnë të punojnë në institucionet ku Serbia është punëdhënëse. Sipas tij, kryetarët e komunave me shumicë serbe do të përpilojnë listat e të punësuarve në institucionet paralele arsimore dhe shëndetësore, ndërsa në bazë të këtyre listave do të mundësohet dhënia e të drejtës për qëndrim dhe punë. “Kryetarët e 10 komunave serbe do të përpilojnë një listë të të gjithë të punësuarve në institucionet arsimore serbe, përfshirë studentët, por edhe institucionet shëndetësore, dhe bazuar në atë listë e drejta e punës dhe e qëndrimit do t’u jepet të punësuarve në ato institucione. Askush nuk do të jetë në gjendje të ndërpresë punën apo të hyjë me forcë, por populli serb do të jetë në gjendje të punojë lirisht në institucionet tona”, ka deklaruar Petkoviq në një konferencë për media. Ai shtoi se, sipas tyre, përmes këtij dakordimi është shmangur skenari më i keq, që sipas tij do të ishte mbyllja e institucioneve paralele arsimore dhe shëndetësore që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë në Kosovë. — Dragash Info