Rinia

Përmbyllet me sukses trajnimi për kodim për fëmijë në Qendrën Rinore AVOKO në Dragash

01.03.2026. 2 min čitanja

Përmbyllet me sukses trajnimi për kodim për fëmijë në Qendrën Rinore AVOKO në Dragash width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= Qendra Rinore AVOKO në Dragash ka përmbyllur me sukses trajnimin për kodim për fëmijë, një iniciativë që synon zhvillimin e aftësive digjitale tek gjeneratat e reja. Gjatë këtij programi, pjesëmarrësit e vegjël patën mundësinë të mësojnë bazat e kodimit, duke u shndërruar në krijues të vegjël të botës digjitale. Përveç njohurive teknike, ata zhvilluan edhe aftësi të rëndësishme si mendimi kritik, zgjidhja e problemeve dhe besimi në idetë e tyre. Trajnimi u karakterizua nga një atmosferë pozitive, plot energji, kreativitet dhe bashkëpunim, duke sjellë buzëqeshje dhe motivim në çdo orë mësimi. Nga Qendra Rinore AVOKO u shprehën mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit për përkushtimin dhe entuziazmin e treguar gjatë këtij rrugëtimi, duke theksuar se kjo është vetëm një pikënisje për zhvillimin e mëtejmë të të rinjve në fushën e teknologjisë. — Dragash Info