Përkujtohet 111-vjetori i Betejës së Çanakkalasë në Zlipotok
Përkujtohet 111-vjetori i Betejës së Çanakkalasë në Zlipotok
Në organizimin e KFOR-it Turk, sot në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit është mbajtur ceremonia përkujtimore me rastin e 111-vjetorit të Betejës së Çanakkalasë. Në këtë aktivitet morën pjesë komandanti i Këshillit të Lartë Turk, Koloneli Harun Elitaş, komandanti i Njësisë së LMT-së në Dragash, Firat Kavak, si dhe kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, në prani të shumë qytetarëve. Me këtë rast, të pranishmit nderuan me respekt dhe mirënjohje të thellë sakrificën e qindra bijve të kësaj ane – shqiptarë dhe goranë – të cilët lanë vendlindjen e tyre për të luftuar për liri dhe dinjitet gjatë Betejës së Çanakkalasë. Kryetari Xheladini theksoi se kujtimi për të rënët mbetet një amanet i çmuar që duhet ruajtur dhe përcjellë brez pas brezi. Në shenjë nderimi, Koloneli Harun Elitaş dhe kryetari Bexhet Xheladini vendosën kurora lulesh në pllakën përkujtimore, duke përkujtuar me përulësi sakrificën sublime të dëshmorëve të kësaj beteje historike. — Dragash Info