Lokale

Përkujtim: Lavdia e përjetshme e Betejës së Kosharës dhe bijve të saj

09.04.2026. 2 min čitanja

Përkujtim: Lavdia e përjetshme e Betejës së Kosharës dhe bijve të saj width= width= Sot përkujtohet një nga betejat më të lavdishme të historisë sonë kombëtare – Beteja e Kosharës, simbol i qëndresës, sakrificës dhe luftës për liri. Në këtë betejë heroike, treva e Opojës dha kontribut të çmuar me bijtë e saj që ranë në altarin e lirisë: Ilmi Bahtijari Oqalani nga fshati Blaç, si dhe Fetah Sylejmani dhe Fisnik Ibrahimi nga fshati Shajnë. Ata janë dëshmorë të pavdekshëm që me gjakun e tyre vulosën rrugën drejt lirisë. Po ashtu, në radhët e luftëtarëve të kësaj beteje të lavdishme ishte edhe komandanti i kompanisë “Ujqit e Sharrit” në kuadër të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Zahadin Krasniqi nga fshati Brezne. Ai i mbijetoi luftës, por për vite me radhë mbajti në trup plagët dhe copëzat e granatave të marra gjatë betejave. Ndërroi jetë pas luftës, duke mbetur përherë një simbol i sakrificës dhe qëndresës. Sot, me respekt dhe krenari, përkulemi para veprës së tyre dhe kujtojmë sakrificën sublime për lirinë që gëzojmë sot. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit! 🇽🇰 — Dragash Info