Përditësohen të dhënat: Këto janë pritjet aktuale në pikat kufitare të Kosovës Ministria e Punëve të Brendshme ka për…
Përditësohen të dhënat: Këto janë pritjet aktuale në pikat kufitare të Kosovës
Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat për situatën në pikat kufitare të Kosovës.
Sipas informacionit të fundit, pritjet më të gjata regjistrohen në pikën kufitare Bërnjak, ku qytetarët presin rreth 30 minuta për të hyrë në vend.
Në pikat kufitare Jarinje dhe Merdarë, pritjet janë më të shkurtra, duke arritur deri në 10 minuta.
Në të gjitha pikat e tjera, pritjet nuk e kalojnë 5 minutat.
Autoritetet kufitare apelojnë tek udhëtarët të planifikojnë kohën dhe të kenë durim, duke siguruar se të gjitha masat janë marrë për menaxhimin efikas të trafikut në pikat hyrëse.


