Pensionohet infermieri i QKMF “Adem Berisha” në Dragash, Agim Dauti
Pensionohet infermieri i QKMF “Adem Berisha”në Dragash, Agim Dauti Pas 26 vitesh shërbim të përkushtuar në shëndetësi, sot infermieri i nderuar, Agim Dauti, ka dalë në pension, duke përmbyllur një kapitull të rëndësishëm të karrierës së tij profesionale. Ai ka qenë pjesë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash që nga viti 1999, duke shërbyer me profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj pacientëve dhe kolegëve të tij. Gjatë gjithë këtyre viteve, Agim Dauti ka kontribuar në mënyrë të çmuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe në funksionimin e përditshëm të institucionit. Menaxhmenti dhe stafi i QKMF-së e falënderojnë përkushtimin, korrektësinë dhe humanizmin e tij, të cilat mbeten shembull i mirë për kolegët dhe brezat e rinj të punëtorëve shëndetësorë. Ata i urojmë shëndet, lumturi dhe një pension të qetë pranë familjes. — Dragash Info