Qendrore

PDK reagon për rritjen e çmimit të naftës: “2 euro për litër, barrë e papërballueshme për qytetarët”

03.04.2026. 2 min čitanja

PDK reagon për rritjen e çmimit të naftës: “2 euro për litër, barrë e papërballueshme për qytetarët” width= Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj rritjes së çmimit të naftës në Kosovë, duke e cilësuar atë si një krizë reale që po prek drejtpërdrejt çdo familje në vend. Sipas reagimit të PDK-së, çmimi i naftës që ka arritur në rreth 2 euro për litër është një barrë e rëndë për qytetarët, duke ndikuar zinxhir në rritjen e çmimeve të produkteve bazike dhe shërbimeve. “Kur rritet çmimi i naftës, rritet çmimi i bukës, transportit dhe i të gjitha produkteve esenciale. Ndërsa kur bie çmimi i naftës, asgjë nuk bie – qytetarët vazhdojnë të paguajnë njësoj shtrenjtë,” thuhet në reagim. PDK kritikon Qeverinë për mungesë veprimi konkret, duke theksuar se qytetarët nuk kanë nevojë për arsyetime, por për masa të menjëhershme. Në deklaratë theksohet se aktualisht po mungon kontrolli i tregut dhe mbrojtja e konsumatorit, ndërsa akuzohet për mungesë vullneti politik për të përballuar situatën. “Qeveria nuk është aty për të komentuar situatën, por për të vepruar. Ajo që po shohim janë vetëm konferenca, justifikime dhe propagandë,” thuhet më tej. Sipas Partisë Demokratike të Kosovës, rritja e vazhdueshme e çmimeve po e rëndon jetën e qytetarëve, të cilët përballen me kosto më të larta jetese, ndërsa pagat mbesin të njëjta. PDK përfundon reagimin duke kërkuar veprime urgjente nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se situata aktuale nuk është as normale dhe as e pranueshme për qytetarët e Kosovës. — Dragash Info