PDK Rahovec nis punën në qeverisjen lokale, emërohen përfaqësuesit në pozita kyçe Nga sot, përfaqësuesit e Partisë De…
PDK Rahovec nis punën në qeverisjen lokale, emërohen përfaqësuesit në pozita kyçe
Nga sot, përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Rahovec kanë nisur zyrtarisht punën në kuadër të bashkëqeverisjes lokale, duke marrë përsipër përgjegjësi për realizimin e objektivave programore dhe për ofrimin e shërbimit më të mirë ndaj qytetarëve.
Sipas të dhënave zyrtare nga dega e PDK-së në Rahovec, në pozita kyçe komunale janë caktuar:
Betim Zllanoga – Nënkryetar i Komunës
Altin Zhuniqi – Drejtor për Ekonomi dhe Turizëm
Atdhe Rama – Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport
PDK njofton se gjatë ditëve në vazhdim do të bëhet edhe caktimi i Drejtorit të Drejtorisë së Bujqësisë, duke kompletuar ekipin qeverisës dhe duke siguruar funksionimin e plotë të strukturës komunale.
Ky hap i PDK-së në Rahovec është pjesë e marrëveshjes politike për bashkëqeverisje me kryetarin aktual të komunës, Smajl Latifi nga AAK, duke synuar përfaqësimin e interesave të qytetarëve dhe zhvillimin e projekteve lokale.
— Dragash Info