PDK pas mbledhjes së Kryesisë: Zgjidhja e vetme, zgjedhjet e reja
PDK pas mbledhjes së Kryesisë: Zgjidhja e vetme, zgjedhjet e reja
Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës së Kryesisë, ku u diskutua për zhvillimet e fundit politike, situatën institucionale në vend dhe procesin e riorganizimit të brendshëm të partisë. Gjatë takimit, Kryesia vlerësoi se, sipas saj, papërgjegjësia e shumicës parlamentare ka prodhuar një situatë të panevojshme dhe të dëmshme për stabilitetin e Kosovas. PDK theksoi se rruga e vetme për dalje nga kjo situatë mbetet kthimi te qytetari përmes organizimit të zgjedhjeve të reja. Kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, deklaroi se procesi i riorganizimit të brendshëm lidhet drejtpërdrejt me gatishmërinë për të ofruar një alternativë serioze dhe të përgjegjshme qeverisëse. “PDK po riorganizohet për të qenë më afër qytetarëve dhe për të ndërtuar një ofertë të qartë politike që garanton stabilitet dhe zhvillim. Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe vendimmarrje të përgjegjshme, jo për improvizime dhe kriza të njëpasnjëshme”, u shpreh Hamza. Në këtë mbledhje, Kryesia e PDK-së ngriti edhe shqetësimin për gjendjen ekonomike në vend, duke vlerësuar se Qeveria nuk po arrin t’i adresojë problemet reale të qytetarëve. — Dragash Info