PDK mban takime me nëndegët në Kuk, Kuklibeg, Buzes, Blaç dhe Zaplluxhe Partia Demokratike e Kosovës ka zhvilluar son…
PDK mban takime me nëndegët në Kuk, Kuklibeg, Buzes, Blaç dhe Zaplluxhe
Partia Demokratike e Kosovës ka zhvilluar sonte dy takime të përbashkëta me nëndegët Kuk, Kuklibeg dhe Buzes, si dhe me nëndegët Blaç dhe Zaplluxhe.
Sipas njoftimit të PDK-së, takimet u mbajtën në një frymë bashkëpunimi dhe u fokusuan në mobilizimin për zgjedhjet e ardhshme, si dhe në prezantimin e kandidatëve për deputet, Hamdi Muhameti dhe Linda Nebiu. Gjatë takimeve, kandidatët shpalosën vizionin dhe angazhimin e tyre për qytetarët dhe për zhvillimin e vendit.
Në takimin e mbajtur në fshatin Kuk, pjesëmarrësit u nderuan edhe me praninë e z. Xhemshit Krasniqi, kandidat nga lista e Partisë Demokratike të Kosovës, Dega e Prizrenit, i cili përmes fjalës së tij përcolli mesazhe mbështetjeje dhe mobilizimi.
Nga PDK u shpreh falënderim për anëtarët dhe simpatizantët për pjesëmarrjen dhe angazhimin e treguar, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së tyre në procesin zgjedhor.


