Botë

PDK kërkon miratimin e një rezolute për Gjykatën Speciale në seancën e parë të legjislaturës së re Partia Demokratike…

11.02.2026. 2 min čitanja

PDK kërkon miratimin e një rezolute për Gjykatën Speciale në seancën e parë të legjislaturës së re

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se në seancën e parë të punës së Kuvendit të Kosovës do të kërkojë miratimin e një rezolute lidhur me procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në një konferencë për media, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, së bashku me deputetin Përparim Gruda, prezantuan përmbajtjen e rezolutës, për të cilën thanë se është hartuar nga ekspertë të pavarur të fushës së drejtësisë.

Kjo deklaratë u bë pak para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe në të njëjtën ditë kur në Hagë u dëgjua fjala e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po përballet me akuza për krime lufte.

Sipas Përparim Grudës, përmes kësaj rezolute kërkohet që procesi gjyqësor në Hagë “të kthehet në binarë të standardeve evropiane për gjykim të drejtë dhe të paanshëm”. Ai shtoi se dokumenti parashikon edhe angazhimin e Avokatit të Popullit, duke kërkuar që ky institucion të luajë rolin e vet në mbrojtje të të drejtave dhe standardeve procedurale.

PDK ka theksuar se qëllimi i kësaj nisme është garantimi i një procesi të rregullt ligjor dhe respektimi i parimeve themelore të drejtësisë.

— Dragash Info

Original Facebook objava