Qendrore

PDK akuzon Kurtin për cenim të sovranitetit të Kosovës

14.03.2026. 2 min čitanja

PDK akuzon Kurtin për cenim të sovranitetit të Kosovës Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar përmes një komunikate publike, duke shprehur shqetësim të thellë për, siç thotë ajo, kompromiset e fundit të kryeministrit Albin Kurti, të cilat sipas tyre cenojnë drejtpërdrejt sovranitetin e Republikës së Kosovës. Në reagimin e saj, PDK thekson se vendimet e fundit të qeverisë përbëjnë dy lëshime të rënda: lejimin e funksionimit të institucioneve ilegale të Serbisë brenda territorit të Kosovës dhe legjitimimin e dokumenteve që Serbia lëshon për qytetarët e Kosovës. Sipas PDK-së, pranimi i këtyre dokumenteve i bën strukturat ilegale të Serbisë pjesë të zbatimit të legjislacionit të shtetit të Kosovës. PDK gjithashtu thekson se këto vendime janë marrë pa transparencë të plotë dhe pa përfshirjen e opinionit publik, në një kohë kur, sipas tyre, po krijohet një krizë institucionale që dëmton funksionalitetin e shtetit. Në komunikatë thuhet se për vite me radhë Kurti ka deklaruar se në Kosovë nuk ekzistojnë më struktura paralele të Serbisë, ndërsa tani, sipas PDK-së, me vendimet e fundit po pranohet publikisht ekzistenca e tyre dhe po krijohen kushte për vazhdimin e funksionimit. PDK vlerëson se këto zhvillime lidhen me zbatimin e marrëveshjeve të dialogut, duke përmendur edhe Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit, për të cilat thotë se janë pranuar pa transparencë dhe pa debat institucional. Në fund, PDK i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërpresë, siç i quan ajo, politikat e dëmshme dhe të sigurojë që ligjet e Republikës së Kosovës të zbatohen njësoj për të gjithë, ndërsa çdo strukturë ilegale që vepron jashtë sistemit shtetëror të mbyllet. — Dragash Info