Pas vërshimeve, kompanitë lokale angazhohen në sanimin e dëmeve në Dragash Dje dhe sot po vazhdon gradualisht elimini…
Pas vërshimeve, kompanitë lokale angazhohen në sanimin e dëmeve në Dragash
Dje dhe sot po vazhdon gradualisht eliminimi i pasojave të vërshimeve në territorin e Komunës së Dragashit. Në emër të tij dhe të qytetarëve, kryetari i komunës, Bexhet Xheladini, shprehu falënderimet më të sinqerta për kompanitë që janë angazhuar me përkushtim në tejkalimin e kësaj situate.
Ai falënderoi konkretisht:
“Vllaznimi” për angazhimin në fshatin Mlikë,
“Niki-GD” për zhbllokimin e rrugës Dragash–Brod,
“Univerzal Komerc” për rregullimin e aksit rrugor dhe të përroit në fshatin Rrenc,
“Behari” për zhbllokimin e rrugës në fshatin Breznë,
dhe “Trans Komerc” për punën në sanimin e rrugës Brod–Baqkë.
Sipas kryetarit Xheladini, angazhimi dhe bashkëpunimi i këtyre kompanive është dëshmi e përgjegjësisë dhe solidaritetit ndaj komunitetit në momente të vështira.
— Dragash Info




