Botë

Pas numërimit të votave, reagon Bedri Hamza: “Besimin e qytetarëve e marrim me përgjegjësi të madhe” Kryetari i Parti…

09.01.2026. 2 min čitanja

Pas numërimit të votave, reagon Bedri Hamza: “Besimin e qytetarëve e marrim me përgjegjësi të madhe”

Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave nga zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë ndaj PDK-së.

Hamza ka bërë të ditur se PDK ka marrë gjithsej 192,407 vota, duke u renditur si subjekti i dytë politik në vend. Ai ka theksuar se ky rezultat përbën një përgjegjësi të madhe për partinë dhe strukturat e saj.

“Sapo ka përfunduar numërimi i votave. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 192,407 vota dhe është renditur e dyta. Këtë besim e marrim me përgjegjësi të madhe,” ka deklaruar Hamza.

Ai ka shtuar se, pavarësisht një gare të vështirë dhe të pabarabartë, ruajtja e votës së PDK-së dëshmon se mijëra qytetarë vazhdojnë të besojnë në punën, seriozitetin dhe vlerat që kjo parti përfaqëson.

Sipas tij, ky besim obligon PDK-në që të riorganizohet, t’i konsolidojë radhët dhe ta intensifikojë veprimin politik në periudhën në vijim.

“PDK do të vazhdojë të punojë për çdo qytetar, pa dallim, në çdo platformë ku jemi të pranishëm, me këmbëngulje dhe me bindjen se Kosova meriton më shumë dhe më mirë,” ka përfunduar Hamza, duke falënderuar sërish qytetarët për besimin e dhënë.

— Dragash Info

Original Facebook objava