Partitë propozojnë emra të rinj për anëtarë të KQZ-së
Partitë propozojnë emra të rinj për anëtarë të KQZ-së Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë dorëzuar te Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, propozimet për përfaqësuesit e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Sipas burimeve, LVV ka propozuar tre emra për këtë institucion, ndonëse sipas Kushtetutës i takojnë vetëm dy ulëse. Emrat e propozuar nga kjo parti janë: Alban Krasniqi, Violeta Salihu dhe Njazi Isaku. Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka propozuar Rashit Qalajn dhe Ilir Gashin si përfaqësues të saj në KQZ. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë vendosur të propozojnë të njëjtët emra si në mandatin e kaluar, përkatësisht Sami Hamitin dhe Muharrem Nitajn. Sipas Kushtetutës së Kosovës, KQZ përbëhet nga 11 anëtarë, ku 6 prej tyre përfaqësojnë grupet parlamentare shqiptare dhe 4 anëtarë vijnë nga komunitetet jo-shumicë. Kryesuesi i këtij institucioni duhet të jetë nga radhët e sistemit gjyqësor. Bazuar në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, Presidentja Vjosa Osmani ka afat prej 5 ditësh për të shqyrtuar dhe miratuar ose refuzuar këto propozime. — Dragash Info