Qendrore

Partia Guxo pranon dorëheqjen e deputetit Haxhi Avdyli

09.03.2026. 2 min čitanja

Partia Guxo pranon dorëheqjen e deputetit Haxhi Avdyli     Partia Guxo ka reaguar përmes një komunikate zyrtare pas dorëheqjes së deputetit Haxhi Avdyli nga kjo parti.   Në reagim thuhet se drejtuesit e partisë kanë mësuar për dorëheqjen e Avdylit përmes mediave dhe rrjeteve sociale, ndërsa Kryesia e partisë e ka pranuar dorëheqjen si të drejtë dhe zgjedhje të tij vullnetare dhe të pakontestueshme.   Partia Guxo ka falënderuar deputetin Avdyli për rrugëtimin e përbashkët dhe kontributin që ka dhënë deri më tani në kuadër të partisë.   “Në emër të anëtarësisë dhe përkrahësve, e falënderojmë deputetin Avdyli për rrugëtimin e deritanishëm dhe kontributin e tij në Partinë Guxo”, thuhet në komunikatë.   Po ashtu, kryesia e Partia Guxo i ka uruar Avdylit shëndet dhe suksese në angazhimet e tij të ardhshme profesionale.   Në fund të reagimit, partia ka sqaruar edhe disa pretendime që janë përmendur lidhur me motivet e dorëheqjes, duke theksuar se askush nga Partia Guxo nuk është përfshirë në debate të ulëta apo linçime publike ndaj askujt, e aq më pak ndaj Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani.   Partia Guxo ka theksuar se mbetet e përkushtuar për respektimin e rendit, ligjit dhe kushtetueshmërisë në të gjitha zhvillimet politike në vend.   — Dragash Info