Botë

Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prizren Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se s…

05.01.2026. 1 min čitanja

Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është parandaluar një tentativë për futje të kontrabandës në institucion.

Gjatë kontrollit të rrobave të sjella nga një vizitor, është gjetur dhe konfiskuar një telefon mobil, i fshehur në mënyrë të kamufluar në rrobat e destinuara për një të burgosur.

Si pasojë, vizita është anuluar menjëherë, ndërsa ndaj vizitorit janë ndërmarrë masat përkatëse ligjore, sipas procedurave në fuqi.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka theksuar se mbetet i përkushtuar në kontrollet e rregullta dhe masat e sigurisë, me qëllim parandalimin e veprimeve të kundërligjshme dhe garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet korrektuese.

— Dragash Info

Original Facebook objava